Dy gra, nëna dhe vajza, përkatësisht 71 dhe 48 vjeç, u gjetën të vdekura në banesën e tyre në Sesto San Giovanni, pranë Milanos. Zbulimi dramatik është bërë të hënën nga karabinierët, pas denoncimit të disa të njohurve që kishin tentuar t’i telefononin dy gratë për urimin e Krishtlindjes pa mundur të kontaktonin.
Mësohet se 71-vjeçarja kishte probleme shëndetësore, veçanërisht në ecje. Prokuroria e Monzës ka hetuar rastin dhe ka urdhëruar autopsinë për të zbardhur shkaqet e vdekjes.
E bija la një ditar me dëshirat e saj dhe historinë e ditëve të fundit të jetës së saj të shkruar, duke filluar që nga koha kur nëna i vdiq nga një rrëzim në shtëpi, e deri në vendimin për t’i dhënë fund dhe jetës së saj, 10 ditë më vonë.
Karabinierët gjetën kufomën e nënës të shtrirë në shpinë mbi disa batanije në dyshemenë e dhomës së gjumit dhe vajzën e saj të varur në dorezën e derës së kuzhinës.
Ditari i gjetur shfaqet si një lloj akti i fundit i një drame familjare, në të cilën 48-vjeçarja, përveç raportimit të testamenteve, tregonte, si një lloj rrëfimi, periudhën e fundit të jetës së saj: që nga e ëma, me probleme shëndetësore që nuk e lejonin më të ecte dhe për të cilat kujdesej çdo ditë, pas një rënieje të rëndë e ‘la’, deri në vendosmërinë e marrë dhjetë ditë më vonë, për t’i dhënë fund të gjithave.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post