07:35 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tragjedia e Gërdecit! Mediu në GJKKO: Trajtimi i municioneve ishte kompetencë e Forcave të Armatosura, jo e imja

12:17 | 22/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tragjedia e Gërdecit! Mediu në GJKKO: Trajtimi i municioneve ishte kompetencë e Forcave të Armatosura, jo e imja

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca e radhës për dosjen e “tragjedisë së Gërdecit”, ku i pandehur është ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ai ka kundërshtuar analizën e ekspertëve të akt-ekspertimit tekniko-ushtarak, duke hedhur poshtë çdo përgjegjësi direkte të Ministrisë së Mbrojtjes për tragjedinë.

Gjatë seancës, Mediu theksoi se trajtimi i municioneve ishte një kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura dhe jo e ministrit. “Për çdo vendim të qeverisë ka pasur një urdhër ministri dhe pas çdo urdhri të ministrit një urdhër tjetër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, kështu funksionon në Ministrinë e Mbrojtjes,” u shpreh ai.

Mediu sqaroi gjithashtu se kompania SAC nuk kishte vetëm përgjegjësi për demontimin, por edhe për demilitarizimin e municioneve – kthimin e tyre në të paefektshëm dhe të parrezikshëm. Sipas tij, ky aspekt nuk ishte përmbushur nga kompania dhe kjo i ishte vënë në dukje nga autoritetet.

“FA e ka pasur detyrë mbikëqyrjen. Zyrtarë të lartë të FA, sipas dëshmive, e kanë vizituar Gërdecin. Ata nuk kanë zbatuar detyrimet që ka urdhëruar VKM-ja,” deklaroi ish-ministri, duke nënvizuar se mungesa e përmbushjes së detyrimeve nga FA ishte thelbësore në këtë proces.

 

 

Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e mëtejshëm të provave dhe dëshmive, ndërsa mbrojtja e Mediut ka paralajmëruar se do të kërkojë ekspertizë të re për të hedhur dritë mbi përgjegjësitë konkrete të institucioneve të përfshira.

Pas

Kryeministri i Indisë dhe zv. presidenti i SHBA, përshëndesin ‘përparimin e rëndësishëm’ në negociatat tregtare

Para

Vodhën dosjet e 3 prokurorëve të SPAK, Apeli i GJKKO lë në qeli Zambak Gjonin e Arnold Rrokajn

Para
Ndërhyri hetimet e dosjes “Toyota Auris”/ SPAK shpall pretencën për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka

Vodhën dosjet e 3 prokurorëve të SPAK, Apeli i GJKKO lë në qeli Zambak Gjonin e Arnold Rrokajn

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.