03:30 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tragjedia e trefishtë në Bulqizë, flet dëshmitari që gjeti të vdekur në banesë nënën me dy fëmijët: Çfarë pa afër trupave

11:14 | 15/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tragjedia e trefishtë në Bulqizë, flet dëshmitari që gjeti të vdekur në banesë nënën me dy fëmijët: Çfarë pa afër trupave

Të tjera detaje janë zbuluar nga vdekja e nënës dhe dy fëmijëve të saj në Bulqizë, ndërkohë që vajza e mbijetuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën tek spitali i “Traumës” në Tiranë.

Mësohet se tre anëtarët e familjes kanë ndërruar jetë ditën e enjte rreth orës 22:30, ndërkohë që hidhen poshtë nga të afërm helmimi nga gazi apo nga mangalli.

I kontaktuar nga Fax News, nëse kanë pasur ndonjë konflikt, daja i familjes ka deklaruar se ja ka lënë drejtësisë që të japë versionin zyrtar, ndërkohë që pret përgjigjen e ekspertizës ligjore.

Daja që i ka gjetur familjarët të vdekur në një intervistë për Fax News ka deklaruar po ashtu se pa afër trupave të pajetë një pjatë supë.

“Ushqimi i gjetur është marrë për analiza, ndërkohë që bombola e gazit ka qenë jashtë banesës”- u shpreh dëshmitari.

Trupat e pajetë të familjes Tolaj, Rajmonda, Rudina dhe Fatjon, kanë mbërritur dje në morgun e spitalit Rajonal të Dibrës, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Ekspertët mjeko-ligjorë, qëndruan në banesën e tyre për sa kohë grupi hetimor kreu veprimet paraprake, ndërsa është dashur disa orë udhëtim deri në Peshkopi për shkak se Fshati Ostren i Madh ndodhet në kufi me Maqedoninë e Veriut në zonën e Gollobordës.

Mësohet se drejt Peshkopisë është nisur një ekip i ekspertizës mjekoligjore që do të asistojë në përcaktimin e shkaqeve të vërteta të tragjedisë së rëndë.

Fillimisht u raportua se vdekja e tre pjestarëve të familjes dhe plagosjes së vajzës tjetër kishte ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë, por mejku i zonës deklaroi se dritaret e banesës kishin qenë të hapura.

Megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur më tepër dritë mbi ngjarjen e rëndë që i mori jetën dy fëmijëve dhe nënës së tyre.

Policia ka dhënë vetëm moshën e nënës, e cila është 40 vjeç.Burime bëjnë me dije se vajza që ka vdekur ka qenë 17-vjeç, djali 13 vjeç, ndërkohë që vajza që ka mbetur e plagosur është vetëm 8 vjeç.

Njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen:

Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Bulqizefamilja tolajflet deshmitarigjeta nje pjate supehelmim
Pas

Prokuroria dërgon në gjykatë Suel Çelën, ky është dënimi që kërkohet

Para

Koronavirusi/ Shënohet viktima e parë në Evropë, shkon mbi 1500 numri i të vdekurve

Para
Rritet rrezikshmëria, koronavirusi shënon viktimën e parë jashtë qytetit Wuhan

Koronavirusi/ Shënohet viktima e parë në Evropë, shkon mbi 1500 numri i të vdekurve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.