Avokati shqiptar Saimir Vishaj ka qenë i pranishmëm në Genova të Italisë në momentin kur ka ndodhur tragjedia ku u rrëzuar ura, duke shkaktuar 11 të vdekur dhe shumë të plagosur.
Saimir Visha ka postuar disa foto në profilin e tij të ‘Facebook-ut’ ku shkruan: “Faleminderit Zoti im..mbas 9 min ndodhi tragjedia ketu ne Genova”.
Shembja e urës në Itali:
Mediat italiane raportojnë deri tani për 11 viktima dhe disa të plagosur pas shembjes së urës në Xhenova të Italisë e cila ka zënë poshtë disa makina.
Por siç raportojnë mediat italiane poshtë urës ka qendra tregtare dhe depo industriale dhe ndërtesa të tjera. Ura është pjesë e autostradës A10.
Pak më parë u raportua se janë nxjerr nga rrënojat të gjallë dy persona. Por nga nën rrënojat vinin zëra që kërkonin ndihmë.
Në lidhje me tragjendinë ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini nëpërmjet në postimi në Twitter.
“Ne jemi duke ndjekur minutë pas minute situatën e rrëzimit të urës në Ponti të Genovës. I falenderojmë të gjithë, dhe 200 zjarëfikësit heronjë, tani jemi duke punuar për të shpëtuar sa sa më shumë njerëz”, shkruante ai.
Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e urës, ndërsa si shkaqe raportohen të jetë një problem në strukturë dhe stuhia e fortë.
Ura e Morandit ishte ndërtuar në vitet 60’. Së fundi po i nënshtrohej një rikonstruksioni.
(E.V/Faxweb.al)
Disastro a #Genova. Crolla il ponte Autostradale. Stiamo cercando informazioni. pic.twitter.com/f2Z0c91JLZ
— Sergio Battelli (@BattelliSergio) August 14, 2018