‘Fax News’ ka siguruar foton e autorit të masakrës së fshatit Resulajn në Selenicë të Vlorës i cili ekzekutoi 8 persona dhe plagosi disa të tjerë, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Policia ka mundur të gjejë vendstrehimin e autorit të masakrës në Vlorë i cili shkaktoi masakrën me 8 të vrarë dhe disa të plagosur. A fshihet në një banesë në fashtin Resulaj.
Ndërkohë që policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar vendodhjen. Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmagen përballjes më të por të telefonojnë policinë.
“Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa më shpejt të vendndodhjes së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numurin 069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin”, apelon policia.
Motivi i këtij konflikti dyshohet se ka të bëjë me një çështje pronësi. Ndërkohë dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe kërkohet ndërhyrje me helikopter.
Fshati Resulaj është rreth një orë larg nga bashkia e Selenicës. Po kërkohet ndihmë me helikopter për transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Traumës në Tiranë. 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë
Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.
Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(B.H/Faxweb)