18:16 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tragjedia me rrëzimin e punëtorëve, 2 persona në pranga. Shpallet në kërkim Petrit Syla

09:30 | 17/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thellohet tragjedia në Tiranë, nxirret i pajetë nga rrënojat punëtori i dytë

Foto ilustruese

Policia e Shtetit në një njoftim shpërndarë për mediat njofton se ka arrestuar administratorin e firmës ‘’Xhimi”, Xhimi Tarushi, dhe drejtuesin teknik të firmës Syla, Ilir Bendo, pas ngjarjes së ndodhur dje në rrugën Faik Konica në Tiranë. (Lexo ketu ngjarjen e plote) 

Po ashtu është shpallur në kërkim administratori i firmës Syla, Petrit Syla, pasi është konstatuar se nuk janë respektuar rregullat e sigurisë në punë, ç’ka shkaktoi dhe vdekjen e dy punëtorëve.

Si pasojë e rrëzimit të skelës ku po punonin 5 punëtorë, dy prej tyre humbën jetën, dhe tre të tjerë u plagosën.

Dy viktimat e ngjarjes së rëndë ishin të rinjtë Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra, ndërsa të plagosur mbetën Genti Bardhi, Euglidios Lika dhe Altin Marku, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se rikonstruksioni i fasadave ishte një projekt i Bashkisë së Tiranës, çka e thellon dhe më shumë skandalin dhe vë mjaft në pikëpyetje kushtet në të cilat detyrohet që të punojnë shqiptarët. (Lexo edhe këtu)

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Faik Konica”, në përfundim të veprimeve hetimore, të kryera nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”, dhe konkretisht:

  • Xh. T. 41 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi”.
  • I. B. 44 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela “Syla”.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit  P. S., me detyrë administrator i firmës skela “Syla”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”.

Në rrugën “Faik Konica” në pallatin Nr. 2, firma “Xhimi” me administrator e Drejtues Teknik punimesh, shtetasin Xh. T., ka kryer punime në fasadën e jashtme të pallatit për veshjen me sistemin termoizolues (kapot). Po në këtë pallat, firma skela “Syla” me administrator shtetasin P. S. dhe Drejtues Teknik të punimeve e montimit të skeles Inxhinierin I. B., ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë.

Si pasojë e punimeve në këtë pallat, rreth ores 15.00 është rrëzuar skela metalike, e për pasojë kanë humbur jetën shtetasit E.B., 31 vjeç, punëtor ndërtimi në firmën “Xhimi, si dhe shtetasi O.K, 36 vjeç, punëtor i firmes skela “Syla”.

Po nga rrëzimi i skelës janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën, shtetasit G.B punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, E.L dhe A.M, punëtor i firmës skela “Syla”.

Gjithashtu për këtë ngjarje filloi procedimi penal për veprën penale “ Shpërdorimi i detyrës “, për punonjësit e Inspektoriatit të Punës Tiranë, pasi punonjesit nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti dhe po vazhdon puna për dokumentimin ligjor për këta punonjës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

https://www.youtube.com/watch?v=wOZ1VdVhShM

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: 2 te vdekur dhe 3 te plagosurERGYS BRAHIMAJilir bendoOrjan Kodrapetrit sylaxhimi tanushi
Pas

Si e ëma dhe e bija/ E keni parë ndonjëherë gruan e Sabianit?!

Para

Blen taka me çmim marramendës, fansat i kthehen këngëtares: Njerëzit janë të uritur

Para
Blen taka me çmim marramendës, fansat i kthehen këngëtares: Njerëzit janë të uritur

Blen taka me çmim marramendës, fansat i kthehen këngëtares: Njerëzit janë të uritur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tronditet Serbia para Shqipërisë, trajneri shpërthen kundër lojtarëve: Dorëhiqem nëse jam unë problemi!

Zgjedhjet e 11 Majit, Partia e Lirisë kërkon rinumërimin e votave në Bashkinë e Kavajës

Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura, marrin pjesë zyrtarë të lartë amerikanë

Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura, marrin pjesë zyrtarë të lartë amerikanë

Shpërthen vullkani në Itali, alarm i kuq nga autoritetet

Mbaron takimi në Stamboll, Ukraina kërkon takim mes Putinit dhe Zelenskit

Jasir Asani vjen me vonesë në Tiranë, sulmuesi mbetet prapa me përgatitjet në Kombëtare

VIDEO/Zjarri në pyllin e Darëzezës riaktivizohet. Ndërhyrje me helikopter për shkak të përmasave të mëdha dhe terrenit të vështirë

8 të plagosur në Kolorado, thërret “Palestina e lire” dhe sulmon me molotov turmën

Deputetët kthehen në komisione, opozita me prezencë simbolike, denoncon “krimet zgjedhore”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.