Ministri i Punëve të Brendshme Danilo Sharanoviq ka njoftuar sonte në mbrëmje se në tragjedinë në Cetinje ka humbur jetën pronari i restorantit “Velestovo” dhe disa anëtarë të familjes së tij.
Sharanoviq tha gjithashtu se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarët e familjes së Aco Martinoviqit, i dyshuar për kryerjen e vrasjeve.
“Të gjitha kapacitetet në dispozicion të administratës policore, në krye me drejtorin e Drejtorisë së Policisë, ndodhen në Cetinje me qëllim që të dyshuarit për këto vrasje t’i hiqet liria, disa persona janë vrarë, duke përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë, të familjes së tij, si dhe anëtarëve të familjes së të dyshuarit për vrasje”, tha Saranoviq