16:33 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tragjedia në Genova/ 5 familje shqiptare evakuohen, dy emigrantë shqiptarë humbin kontaktet

17:50 | 14/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tragjedia në Genova/ 5 familje shqiptare evakuohen, dy emigrantë shqiptarë humbin kontaktet

Fatmirësisht deri tani nuk ka konfirmim për shqiptarë mes dhjetëra viktimave të tragjedinë së shembjes së urës në Xhenova të Italisë.

Por së fundmi janë ngritur edhe dyshimet e para. Shqiptari Ferdinand Sakaj, një banor i zonës ku ndodhi tragjedia, ka dërguar disa pamje për “Ti Raporton”, ndërsa thotë se dy emigrantë shqiptarë kanë humbur kontaktet, por nuk dihet nëse kanë lidhje me ngjarjen.

Ai konfirmon se 5 familje shqiptare janë evakuuar nga zona ku ndodhi tragjedia.

Deri tani janë konfirmuar 35 të vdekur, 13 të plagosur, ndërsa 10 persona janë të zhdukur. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e një lumi, por të tjera mbi shtëpitë dhe kapanonet industriale që ndodhen nën të. Madje, një kamion ka mbetur mrekullisht i ndaluar në fund të pjesës, që i ka mbijetuar incidentit.

Ura e ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera. E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.

Shkak për shembjen e urës mund të jetë bërë një defekt strukturor. Autostrada është mbyllur në drejtimin Xhenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Xhenova dhe Xhenova-Aeroport.

Liguria është përfshirë prej disa orësh nga reshje të dendura shiu, pa pushim, ndërsa Mbrojtja Civile kishte shpallur alarmin “portokalli”./TCH

Etiketa: genova
Pas

Video/ “Kalova në urë me familjen 10 minuta para se të shembej”, futbollisti i shpëton për mrekulli tragjedisë në Genova

Para

Shembja e urës në Genova, reagon Basha: Në solidaritet të plotë me Italinë mike

Para
Shembja e urës në Genova, reagon Basha: Në solidaritet të plotë me Italinë mike

Shembja e urës në Genova, reagon Basha: Në solidaritet të plotë me Italinë mike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Posedonin 23 kg kokainë/ Arrestohet dy shqiptarë në Firence të Italisë, një grua 38 vjeçare dhe një djalë 25-vjeçar

Ka hyrë në fuqi vendimi i BSH/ Kredia për qytetarë për blerje banese kufizohet nga 1 korriku

Britania e Madhe premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

Bie ritmi i të ardhurave në arkën e shtetit, në prill u arkëtuan 650 mln euro

Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje për partneritet strategjik me Britaninë

Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE, mungon Rama

Sulm me thikë në Holandë, disa të plagosur mes tyre edhe një oficer policie

Ish-zyrtari i lartë ukrainas qëllohet për vdekje jashtë një shkolle në Madrid

“Kapni Komandantin dhe të tjerët vritini”- Përgjimet dhe pamjet zbulojnë urdhërat rusë për eleminimin e trupave ukrainase që po dorëzoheshin

Ambasadorët e BE-së miratojnë fondin prej 150 miliardë euro për mbrojtjen ushtarake

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.