Këtë pasdite në Golem të Kavajës, u shënua rasti i dytë për sot i të mbyturve në bregdetin shqiptar. Turisti sllovak Beres S.,66 vjeç është mbytur në det pasditen e sotme dhe është gjetur në bregun e plazhit të Golemit.
Bashkëshortja e të ndjerit ka dëshmuar në polici, ku ka deklaruar se 66-vjeçari ka konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe pastaj është futur në det për të notuar.
Sakaq, policia bën me dije se në trupin e viktimës nuk rezulton të ketë shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.07.2017, rreth orës 19:45, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shtetas pa ndjenja në bregun e plazhit të Golemit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ka ndërruar jetë shtetasi sllovak :
– Beres S.,66 vjeç.
Sipas deklarimeve të bashkëshortes, shtetasi i mësipërm ka konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe është futur në det për të notuar.
Nga verifikimet paraprake nuk rezulton të këtë shenja dhune.
Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2476″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]