Sipas njoftimit të Ambasadës së Mbretërisë së Spanjës, të shtatë të lënduarit nga zjarri në diskotekën e Koçanit, të cilët u transportuan për trajtim në Spanjë, janë në gjendje të stabilizuar.
Dje ata mbërritën në Spanjë dhe pas kryerjes së kontrolleve të para mjekësore, u konfirmua se ndodhen në gjendje stabile.
Trajtimi i mëtejshëm ka filluar tashmë në spitalet përkatëse, shkruan Alsat M.
Po ashtu, Ambasada njoftoi se mbreti Felipe VI i Spanjës i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, pas tragjedisë që ndodhi në Koçan.