Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka njoftuar se një grup kirurgësh plastikë do të qëndrojë në qytetin e Koçanit për të ofruar shërbime mjekësore, duke mundësuar kështu që pacientët të mos udhëtojnë deri në Shkup, por mjekët të shkojnë atje për t’u ofruar ndihmën e nevojshme.
Ai gjithashtu theksoi se disa pacientë që ndodhen në shërim jashtë shtetit janë në gjendje të rënduar, dhe në disa raste, situata po përkeqësohet. Megjithatë, ai shpreson që do të bëhet gjithçka e mundur për të shpëtuar jetën e tyre.
Po ashtu, Taravari njoftoi se disa shtete të Evropës janë të gatshme të pranojnë pacientë që do të kenë nevojë për një periudhë më të gjatë rehabilitimi, e cila mund të zgjasë disa muaj.