08:06 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Tragjedia në Koçare/ “Kush dha leje për ta kthyer atë barakë në disko?”, shefi i sigurisë mes lotësh: Pronari i pangopur! E njoftova se po hynin të mitur, por më urdhëroi…

13:08 | 17/03/2025
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tragjedia në Koçare/ “Kush dha leje për ta kthyer atë barakë në disko?”, shefi i sigurisë mes lotësh: Pronari i pangopur! E njoftova se po hynin të mitur, por më urdhëroi…

Dëshmia e shefit të sigurimit për klubin natës ku ndodhi tragjedia në Koçare, ka hedhur edhe ë shumë dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të së dielës, që çoi në vdekjen e 59 personave dhe të paktën 155 të tjerëve të plagosur rëndë.

Blagojço Georgiev ka rrëfyer se njerëzit e tij kishin siguruar prej 2 vitesh klubin, i cili sipas tij ishte veshur në pjesën e brendshme me materialin më të lirë të mundshëm.

Sipas tij, në dy vite bashkëpunim, ka vërejtur një sërë parregullsish, si dhe lakminë e madhe të pronarit të klubit, për të cilin tha se e kishte paralajmëruar për problemet, shtuar edhe faktin që licenca e biznesit ishte e dyshimtë.

“Më dhemb shpirti, ka dy vjet që njerëzit e mi e sigurojnë diskotekën. Shefi është i pangopur, aq shumë i do paratë. E di që e gjithë pjesa e brendshme është e veshur me izolimin më të lirë, sfungjerin! Unë kam qenë prezent teksa po e bënin! Dhe tani dikush do të më akuzojë se po e them këtë? Vetëm në spitalin e Koçanit janë 63 veta deri më tani, fëmijë nën 15 vjeç, 16 vjeç”, tha Georgiev mes lotësh.

 

 

Ai ka rrëfyer se e ka marrë në telefon pronarin e klubit dhe e ka njoftuar se në godinë

“E thirra, e njoftova se fëmijët nën 15 vjeç po hyjnë në diskotekë, ai më tha në rregull, lejoji. Le t’i lënë lekët që t’i fitojmë. Kush dha leje për ta kthyer atë barakë në një disko? Kush e bëri inspektimin? Unë flas për sistemin, jo për individët”, tha ai.

Pronari tentoi të arratisej, u arrestua
Të paktën 59 persona humbën jetën dhe më shumë se 150 u plagosën në zjarrin që ra në klubin e natës në Koçan, Maqedonia e Veriut. Klubi, siç u zbulua më vonë, funksiononte me një licencë të falsifikuar dhe nga kontrolli u konstatuan një sërë dështimesh të rënda sigurie. Pronari i klubit, i cili tentoi të largohej nga vendi, u arrestua së bashku me 19 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish-zyrtarë të qeverisë.

Etiketa: Blagojço GeorgievdiskoKoçare
Pas

“Ndeshja ndaj Anglisë, e vështirë”, Hoxha-Shehu: Do të japim maksimumin

Para

Aksident në Qafë Plloçë/ U përplas nga një automjet, plagoset drejtuesi i biçikletës

Para
Gjendet pa shenja jete një person në Rrugën e Kombit, dyshohet se e ka përplasur një automjet

Aksident në Qafë Plloçë/ U përplas nga një automjet, plagoset drejtuesi i biçikletës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.