04:23 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tragjedia në Ksamil, flet dëshmitari: Vajza ruse u godit nga një motor uji

17:26 | 21/07/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjarje e rëndë, mbytet 16 vjeçarja në Ksamil

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Ksamil, ku një vajzë e re u nxor e vdekur nga deti.

Sipas një dëshmitari, i cili shkruan për “JOQ”, turistja ruse nuk ka rënë nga shkëmbi siç është raportuar paraprakisht, por është goditur nga një motor uji, i cili ka qenë brenda zonës së ndaluar për këto mjete. 

Dëshmitari shkruan se drejtuesi i motorit të ujit, pasi ka çarë vajzën dhe ka parë që në ujë kanë nisur shenjat e gjakut është larguar me shpejtësi. Sipas tij, një person tjetër me një varkë të thjeshtë ka nxjerrë në breg trupin e viktimës.

 “Në tragjedinë që ndodhi në Tre ishujt e Ksamilit vajza është goditur me jetsky brenda kufirit të ishullit dhe personi me motorin e ujit është larguar sapo ka parë njollat e gjakut. Policia po e fsheh faktin që ka qenë një jetsky në ujë. Një person që rri tek varkat që marrim çdo ditë e nxori viktimën nga uji. Ajo ishte e goditur dhe kishte mbi 20 minuta nga momenti që e kishte parë ky. Ai mori në moment policinë dhe ata vonuan gati gjysmë ore, ndërkohë që jetsky u fut brenda kufirit që nuk lejohet dhe që është vetëm për pushuesit që notojnë. Ai që e ka vrarë është zhdukur dhe policia asgjë s’po bën për ta kapur. Theksoj që nga deti vajzën e ka nxjerrë ky që transportonte njerëz për në ishull me një barkë të vogël. Ajo kishte çatje në trup dhe goditje në kokë”, shkruan dëshmitari.

Ndër të tjera dëshmitari shkruan se në Ksamil situate është me të vërtetë e frikshme. Kjo për shkak as 200 metra larg bregut të detit lundrojnë me shpejtësi motorë uji, të cilët rrezikojnë seriozisht jetën e pushuesve. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Ksamiltragjedituriste ruse
Pas

London Noor një “Ledion në miniaturë”, prindërit e marrin me vete për kafe (FOTOT)

Para

“Mos shërbe si suflere për Blendi Klosin”, deputetja e LSI-së flakë për flakë Felajt (DEBATI I PLOTË)

Para
“Mos shërbe si suflere për Blendi Klosin”, deputetja e LSI-së flakë për flakë Felajt (DEBATI I PLOTË)

"Mos shërbe si suflere për Blendi Klosin", deputetja e LSI-së flakë për flakë Felajt (DEBATI I PLOTË)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.