Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Bulqizë, ku një minator ka humbur jetën.
Eduard Dama, 20 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e një masivi shkëmbor që e ka zënë brenda në minierë. I riu ishte duke punuar në galerinë në zonën B.
Goditja ka qenë fatale dhe i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ai ishte i siguruar dhe kishte disa kohë që punonte në minierë.
Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Në fakt minatorët prej vitesh kanë qenë pjesë e aksidenteve tragjike, ku nuk kanë qenë të pakta as rastet e jetëve të humbura, ndërkohë që qeveria nuk merr asnjë masë duke lënë pezull edhe statusin e minatorëve.
(E.K/FAXWEB)