11:08 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Tragjedia në Novi Sad/ Përfundon operacioni i kërkimit, konfirmohen 14 të vdekur

08:40 | 02/11/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tragjedia në Novi Sad/ Përfundon operacioni i kërkimit, konfirmohen 14 të vdekur

Dita e sotme është shpallur ditë zie për Serbinë pas tragjedisë së djeshme ku humbën jetën 14 persona nga shembja e çatisë së një stacioni hekurudhor.  Ministrii Brendshëm serb, Ivica Dacic deklaroi se operacioni i kërkim-shpëtimit ka përfunduar dhe se ky ishte bilanci përfundimtar i viktimave, ndërkohë që nuk janë identifikuar. Nga ana tjetër të gjithë të plagosurit kanë marrë lëndime të rrezikshme për jetën.

“Kemi të bëjmë me lëndime shumë të rënda, kemi të bëjmë me të rinj. E plagosura e fundit tashmë është intubuar dhe ka ardhur në Qendrën Klinike të Vojvodinës”, tha drejtoresha e QKV-së, Vesna Turkulov. Zyrtarët thanë se mes viktimave ishte edhe një vajzë e mitur, shkruajnë mediat serbe.

Konstruksioni prej betoni dhe çeliku u shemb në një moment kur njerëzit kanë qenë poshtë, disa në stola, disa pranë, pasi aty ka edhe një stacion autobusi. Sipas dëshmitarëve okularë, nuk kishte të dhëna se mund të ndodhte një tragjedi, struktura u shemb për pak sekonda dhe nuk kishte mundësi që njerëzit të shpëtohenin.

Bëhet gjithashtu me dije se ndërtesa e Stacionit Hekurudhor është rikonstruktuar dy herë në dy vitet e fundit. Mirëpo, ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç, thotë se një pjesë e stacionit, konkretisht tenda e shembur nuk është rikonstruktuar, duke thënë se kjo shihet në lejen e ndërtimit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fjalimin e tij para qytetarëve tha se kërkon nga autoritetet hetuese që personat përgjegjës për atë që ndodhi të ndiqen penalisht dhe të dënohen rëndë.

Në ndërkohë, qytetarët u mblodhën në Sheshin e Lirisë në qendër të Novi Sadit, duke lënë lule dhe duke ndezur qirinj. Flamujt e Republikës së Serbisë, të Krahinës Autonome të Vojvodinës dhe të qytetit të Novi Sadit janë ulur në gjysmështizë. Qeveria e Serbisë e shpalli të shtunën më 2 nëntor Ditë zie në Serbi, ndërsa kryetari i Novi Sadit, Milan Gjuriç shpalli tri ditë zie në atë qytet.

Pas

Neymar dhe Endrick mungojnë te Brazili

Para

Nga e hëna, emigrantët e përshtatshëm do të akomodohen në Shqipëri

Para
Nga e hëna, emigrantët e përshtatshëm do të akomodohen në Shqipëri

Nga e hëna, emigrantët e përshtatshëm do të akomodohen në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfshihet nga flakët kamionçina në aksin Levan-Vlorë, drejtuesi i mjetit shpëton pa lëndime

Tre zjarre masive vijojnë të djegin pyjet në Portugali, 1500 zjarrfikës në terren duke luftuar avancimin e flakëve

Malta lajmëron njohjen e shtetit të Palestinës në Asamblenë e OKB në shtator

Tiranë/ Vendosën eksploziv në lokalin tek rruga e Durrësit, kapet një prej të dyshuarve

Itali/ Kokainë me ‘frena dore’, manovrat e rrezikshme tradhtojnë 22-vjeçarin shqiptar

Ndërtimi i urës së re të Bahçallëkut, Rama ndan pamjet nga punimet: I jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze

Siguronte kanabis me qëllim shitjen në doza, arrestohet 31-vjeçari në Berat

Zjarret në vend nën kontroll pas reshjeve, mbetet aktive vetëm një vatër në Skrapar

Arrestohet në Rinas pjesëtari i një grupi kriminal, në kërkim për kontrabandë mallrash me akcizë

PAMJE/ Terror në El Empalme, 17 të vdekur pas sulmit me armë në një bar në Ekuador

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.