Shefi i Urgjencës në Shkodër, Astrit Lahi ka folur për gjendjen e 10-vjeçares pas aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e të dielës në këtë qytet, ku humbi jetën babai së bashku me dy fëmijët.
Lahi ka thënë se truri dhe trupi i vogëlushes janë jashtë funksionit dhe po mbahen në jetë me anë të aparaturave.
“Truri është jashtë funksionit edhe trupi po ashtu thotë shefi i urgjencës Astrit Lahi. Lajmi për vdekjen nga urgjenca mund të ketë qenë një nxitim i momentit. Gjendja e vajzës është në një status qe mbrëmë dhe s’ka përmirësime dhe sa me shumë që kalon koha aq me të pakta janë shanset. Rikthimi i saj në jete është thuajse i pamundur” – thotë shefi i Urgjencës.
(F.G/Faxweb.al)