Ngjarja e rëndë në Tepelenë ku nëna 32 vjeçe dhe foshnja e saj humbën jetën pasi u dogj banesa e tyre ka tronditur opinionin në vend.
Familja përbëhej nga 4 anëtarë, por ajo çka mund të konsiderohet si mrekulli është fati i mirë i kryefamiljarit dhe djalit 5 vjeç të cilët shpëtuan, për shkak së nuk ndodheshin në shtëpi.
Babë e bir i shpëtuan kësaj tragjedie, falë një koncerti të organizuar nga bashkia me rastin e festave të fundvitit, të cilët kishin dalë nga shtëpia për të ndjekur këtë aktivitet, të cilin bashkia e anuloi menjëherë pas ngjarjes, shkruan Ora News.
Ndërsa gruaja dhe foshnja 8 muajshe kishin qëndruar në shtëpi. Burime të policisë bënë të ditur se 32 vjeçarja sapo është ngritur nga gjumi me të voglin e saj, ka ndezur llampën më pas banesa është përfshirë nga flakët.
Dyshohet se në dhomën që ngrohej me sobë me gaz ka patur rrjedhje gazi dhe elektriciteti ka shkaktuar flakë dhe shpërthim të bombolës. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post