Pas tragjedisë që ndodhi sot në Vlorë, ku humbën jetën tre të rinj, dy vajza dhe një djalë, policia ka zbuluar detajet zyrtare.
Sipas policisë së Vlorës, njoftimi se të rinjtë po mbyteshin është marrë që në orën 14:30, mirëpo pavarëisht kësaj shërbimet e policisë kufitare dhe ato vendore nuk arritën t’i shpëtonin ata.
DETAJET E POLICISË:
Pasditen e sotme, rreth orës 14:30, është marrë njoftimi paraprak se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshim të mbyteshin në ujë 2 shtetas.
Menjëherë shërbimet e policisë kufitare dhe ato vendore janë nisur në afërsi të vendit të ngjarjes pranë zonës së Portonovës, me ndihmën e mjeteve lundruese në ndihmë të personave por nuk është bërë i mundur shpëtimi i tyre.
Si pasojë, janë mbytur 3 shtetas: dy shtetase të seksit femër dhe një tjetër i seksit mashkull.
Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të shtetasve të mbytur dhe po punon për identitetet e tyre të plota.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)