Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë në Bullgari para nisjes së seancës maratonë.
Reagime të shumta ka pasur në rrjet këto ditë pas ngjarjes së rëndë ku figurat politike apo të tjerë akuzoheshin se nuk kishin reaguar sic duhet për humbjen e 46 shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe se Shqipëria nuk e shpalli zi kombëtare ashtu sic bëri Kosova dhe Maqedonia e Veriut ditën e djeshme.
Ditën e sotme është mbajtur një minutë heshtje në solidarizim me të afërmit e vitkimave edhe në Kuvendin e Bullgarisë.
Kujtojmë se aksidenti u mori jetën 46 shqi[tarëve të cilët po ktheheshin nga pushimet, nga 53 pasagjerë në autobus vetëm 7 prej tyre kanë mbijetuar.
Kjo ngjarje tronditi të gjithë opinionin publik.
(E.D/faxweb.al)
Discussion about this post