Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e sotme qytetin e Elbasanit. Një 17 vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është rrëzuar me kokë nga muri i shkollës.
Ai është dërguar për në urgjencën e Spitalit të Elbasanit po gjithçka ka qenë e kotë pasi ka mbërritur i vdekur.
Në tentativën për të dalë jashtë rrethimit të shkollës ‘’Ali Myftiu’’ ai është rrëzuar dhe ka humbur fatalisht jetën. Kujtojmë se kjo është një shkollë e mesme profesionale.
Identiteti i tij është L.S banues në ”Katundi i Ri”. Ndërkohë që pak më vonë versioni i policisë është ndryshuar duke sqaruar se kemi të bëjmë me një vdekje për shkaqe natyrale. (E.K/SHUPLAKA)