Një grua është shpallur fajtore për vrasjen e vajzës 16-muajshe të partneres së saj, e cila pësoi lëndime të rënda dhe “krejtësisht katastrofike”.
“Psikopatja” Savannah Brockhill, 28 vjeç, u dënua sot për vrasjen e Star Hobson në shtëpinë e saj në Keighley, West Yorkshire.
Nëna e fëmijës Frankie Smith u shpall fajtore për shkaktimin ose lejimin e vdekjes së vogëlushes, por u lirua nga vrasja duke e konsideruar si një pakujdesi.
Roja i sigurisë Brockhill pranoi se ajo ishte një “djall” dhe se e kishte kërcënuar se do e fuste dikë në “karrige elektrike” nëse i dërgonin mesazh partneres së saj, dëgjoi gjykata.
Duke folur jashtë gjykatës, stërgjyshi i Star, David Fawcett tha: “Jam i kënaqur që morëm një dënim për burgimin e Savannah Brockhill. Për mua ajo ishte thjesht e keqe”.