Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paulding County, Gjeorgji, ku një vajzë e mitur 6-vjeccare ka ndërruar jetë për shkak se u qëllua me armë nga nga vëllai i saj më i vogël.
Teksa po qendronte me të vëllain në makinë, Millie Dreë Kelly u vra aksidentalisht nga 4-vjeçari, i cili sipas policisë e ka marrë pistoletën e të ëmës në kroskotin e makinës dhe e ka goditur motrën në kokë.
“Nëna e tyre kishte zbritur nga makina për ta kontrolluar pse nuk po ndizej. Dhe djali mori pistoletën e saj dhe qëlloi të motrën. Kur dëgjoi të shtënën nëna e tmerrua”, ka treguar policia vendase.
Vogëlushja nuk arriti që të mbijetonte megjithëse u dërgua menjëherë në spital.
Edhe pse nëna mund të konsiderohet përgjegjëse për pakujdesi, mediat e huaja thonë se as për të e sigurisht as për të miturin nuk do të ngrihen akuza.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post