17:13 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tragjike, brenda 1 viti 30 fëmijë të vdekur nga aksidentet, apeli i policisë: Prindër, shpëtoni jetën e fëmijëve

11:05 | 18/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tragjike, brenda 1 viti 30 fëmijë të vdekur nga aksidentet, apeli i policisë: Prindër, shpëtoni jetën e fëmijëve

Drejtoria e Policisë Rrugore ka bërë të ditura masat që janë marrë nga “Plan – Operacioni” “TISPOL – SHTATOR 2017” që u zhvillua nga data  11 deri në 16 shtator. 

 Po kështu është publikuar edhe bilanci tragjik i vdekjeve të fëmijëve nga aksidentet. Brenda një viti kanë humbur jetën 30 fëmijë. 

DETAJE:

Për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe ushtrimin e kontrolleve në respektimin e legjislacionit rrugor të drejtuesve të mjeteve, në drejtim të përdorimit të rripave të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët që transportohen në mjete.

Në koordinim me shërbimet e Policive Rrugore të vendeve të BE-së në kuadër të “Operacioneve Tispol”, të rekomanduara nëpërmjet Misionit “PAMECA V në Tiranë”.

Oraret e kontrolleve të përqëndruara: 09:00-11:00 dhe 17:00-20:00;

Shtrirja e kontrolleve: Gjithë akset rrugore dhe zonat urbane;

Mjete të kontrolluara: 18,230 gjithsej;

Drejtues të ndëshkuar për mosvendosje rripi sigurimi: 2170;

Leje drejtimi të pezulluara për transport të parregullt fëmijësh: 36;

Synimi i kontrollit “TISPOL-SHTATOR 2017”:

  1. Ndërgjegjësimi dhe edukimi i drejtuesve të mjeteve për të rritur shkallën e përdorimit të rripit të sigurimit dhe të sediljeve të posaçme për transportin e fëmijëve .
  2. Bashkimi dhe “përqafimi i rekomandimit dhe aksionit të përbashkët” të grupimit të Policive Rrugore të vendeve të Bashkimit Europian në javën e fushatës së ndërgjegjësimit të zbatimit të rripave të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve, aksion dhe kontroll që kryhet njëkohësisht në një javë nga të gjithë Policitë Rrugore të mësipërme;
  3. Transporti i sigurt i fëmijëve është një nga prioritetet në të gjithë vendet e BE-së dhe një nga prioritetet edhe të Policisë Rrugore në Shqipëri;
  4. Komunikimi dhe këshillimi + edukimi gjatë javës me një numër të madh drejtuesish mjetesh dhe prindër që transportojnë fëmijë nga banesat në drejtim të shkollave të çdo niveli dhe anasjelltas;
  5. Gjatë periudhës 1 Janar 2016 deri në 31.08.2017 kanë ndodhur 366 aksidente me përfshirjen e fëmijëve të moshës 0 vjeç deri 15 vjeç dhe pasojat janë:
  • 30 fëmijë të vdekur;
  • 64 të plagosur rëndë;
  • 272 të plagosur lehtë;

“Drejtues mjeti, prindër: vendosja e rripit të sigurimit shpëton jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj…

NUK KA ME TË SHTRENJTË SE JETA E FËMIJËVE !

Duke vendosur rripin e sigurimit ju jeni bërë aleat me Policinë Rrugore. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: masatpoliciarrugore
Pas

Hashim Thaçi merr avionin për New York, pritet të takojë Donald Trump-in

Para

Tahiri iu mban ende mëri socialistëve?! Çfarë bëri sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve

Para
Tahiri iu mban ende mëri socialistëve?! Çfarë bëri sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve

Tahiri iu mban ende mëri socialistëve?! Çfarë bëri sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha takon eurodeputetin Michael Gahler: Zgjedhjet e 11 majit, farsë elektorale me përfshirje kriminale

Pelegrinët myslimanë fillojnë ritualet fetare në Mekë

Një tjetër vend drejt eurozonës, Bullgaria merr “dritën jeshile” nga KE për përdorimin e monedhës

Osmani pret në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas

Kolapsi i koalicionit të djathtë, Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Mbipopullohen… burgjet/ Suedia dërgon 600 të dënuar për krime të rënda në Estoni

U godit nga pllaka metalike, plagoset punëtori i Uzinës së Ferrokromit në Elbasan (Emri)

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha takon Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn

Letërporosi britanike në SPAK, 2 dëshmi në Londër për Jan Prengën, anglezët kërkojnë detaje

Moska gati për një tjetër shkëmbim të burgosurish, 1200 nga secila palë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.