Shembja e urës në Genova të Italisë dyshohet se ka shkaktuar dhjetëra viktima, sipas mediave lokale italiane. Ndërkohë mbi 20 makina janë zënë poshtë nga ura.
Pak më parë mediat italiane shkruajtën se janë nxjerr nga rrënojat të gjallë dy persona. Por nga nën rrënojat vinin zëra që kërkonin ndihmë.
Në lidhje me tragjendinë ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini nëpërmjet në postimi në Tëitter.
“Ne jemi duke ndjekur minutë pas minute situatën e rrëzimit të urës në Ponti të Genovës. I falenderojmë të gjithë, dhe 200 zjarëfikësit heronjë, tani jemi duke punuar për të shpëtuar sa sa më shumë njerëz”, shkruan ai.
Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e urës, ndërsa si shkaqe raportohen të jetë një problem në strukturë dhe stuhia e fortë.
Ura e shembur, rreth 100 metra e gjatë ka shkaktuar dëme edhe në disa fabrika aty pranë.
https://www.youtube.com/watch?v=onAG8lptWHc
(B.H/Faxweb)