Një fëmijë i mityr me inicialet A.H, 10 vjeçe është mbytur në plazhin e Portonovës në Zvërnec në Vlorë.
E mitura është pikasur nga nëna e saj e cila ka hyrë për ta shpëtuar por ka rrezikuar të mbytet edhe vetë, ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Para një muaji në këtë plazh u mbytën tre persona, dy vajza dhe 1 djalë. I riu nga Tetova, Beniamin Ferati u fut për të shpëtuar dy vajzat por nuk ia doli, duke u mbytur edhe vetë.
Në këtë plazh mungojnë rojet bregdetare.
(B.H/Shuplaka)