Babai i dy fëmijëve Arens Tabaku nga Cërriku i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në objektin ku punonte.
44-vjeçari ishte roje e godinës së ish-uzinës së naftës në Cerrik dhe mësohet se nga aty i ka dhënë fund jetës. Paraprakisht dyshohet se shkaqet e vetëflijimit lidhen me gjendjen depresive që po kalonte prej disa kohësh.
Por burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se 44-vjecari i kishte vënë të gjitha lekët që dispononte në lloto por humbja e Belgjikës me Francën ka bërë që ti humbasë kursimet e familjes.
I ngarkuar psikologjikisht teksa ka shkuar në punë ka shfrytëzuar momentin që ka qënë vetëm dhe është hedhur nga objekti.
Mësohet se ai ka lënë edhe nje letër ku i kërkonte ndjese familjes për çka kishte bërë. Policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen ndërsa të parët që janë pyetur kanë qënë familjarët. (B.H/Faxweb)