Të gjithë jemi në dieni të realitetit, ku shumë të rinj shqiptar për shkak të kushteve të këqija të jetesës në vendin tonë, për një jetë më të mirë, ndonjëherë ndoshta edhe pa e menduar gjatë marrin rrugët e emigracionit.
Ata e shohin emigrimin si zgjidhje të vetme të problemeve të tyre dhe janë pikërisht nevojat e tyre ato të cilat i bëjnë ata që të punojnë lloj-lloj punësh, madje edhe të rrezikshme edhe në të zezë për të siguruar sadopak të ardhura në vendet ku emigrojnë.
Pikërisht një ngjarje e rëndë, e cila ka për protagonist 4 të rinj shqiptar të moshës 23-24 vjeç ka ndodhur në Frankfurt të Gjermanisë. Katër të rinjtë të cilët punonin në ndërtim mendohet se kanë humbur jetën në punë, pas shembjes së një muri i cili iu ka rënë atyre përsipër.
Sipas një njoftimi për redaksinë e JOQ nga një i afërm i njërit prej djemëve, Olsit, i cili dyshohet se është një ndër viktimat e këtij aksidenti, thuhet se personi tek i cili të rinjtë punonin ishte një shtetas me kombësi italiane i cili pavarësisht interesimit të tij, mesa duket ky pronar nuk ka dhënë asnjë lloj spjegimi për atë se çka u ka ndodhur të rinjve, për të mos dëmtuar imazhin e tij.
Sipas denoncuesit të ngjarjes, 10 familjarë të viktimave u nisën për në Gjermani për të kërkuar trupat e të rinjve. Pas kërkimeve, ata kanë kërkuar edhe në 3-4 morgje aty pranë duke gjetur më vonë trupat e tyre.
Denoncuesi ndër të tjera, në letër shpreh tmerrin që ka përjetuar nga kjo ngjarje e ndodhur, si dhe po ashtu tregon edhe arsyet të cilat i kanë shtyrë 4 të rinjtë shqiptarë nga Durrësi të nisen drejtë Frankfurtit të Gjermanisë.
Letra e plotë e të afërmit të viktimave:
Përshëndetje JOQ Albania! Dje në Gjermani, në Frankfurt kanë humbur jetën disa shqiptarë. Ata punon në ndërtim dhe ndërtesa ku punon është shembur.
Janë djem të rinj, por ju lutem nëse mund të merrni ndonjë informacion më shumë. Ndër to ishte një i njohuri ynë 24 vjeç dhe dimë që ka humbur jetën, por për të tjerët nuk dimë asgjë. Për të afërmin tonë, ai është pa letra dhe punonin në ndërtim atje.
Njëherë na thanë që janë katër shqiptarë që kanë humbur jetën. Së bashku me të afërmin tim ka qenë edhe një djalë tjetër. Të dy nga Durrësi dhe të dy kanë humbur jetën. I afërmi im Olsi, pardje kishte filluar punë aty, pasi ja kishte kërkuar shoku i tij. Dmth dita e parë dhe e fundit për të.
Mesa më thanë është rrëzuar vinçi në atë ndërtesë dhe muri është shembur duke ju rënë punëtorëve sipër. Pronari ishte italian dhe ai jua ka marrë pasaportat të lënduarve që të mos i dëmtohet imazhi i tij dhe nuk ka treguar asgjë.
Kanë ikur 10 familjarë tanët në Gjermani për të kërkuar trupat e të rinjve dhe kanë kërkuar në 3-4 morgje atje dhe tani vonë na thanë që i gjetën. Kjo është e tmerrshme. Ata ishin të rinj 23-24 vjeç.”