Ndërron jetë në moshën 23 vjeçare çiklistja olimpike e SHBA, Kelly Catlin.
Lajmi është konfirmuar këtë të djelë nga Federata e çiklizmit të SHBA-s, ndërkohë që nuk bëhen ende me dije shkaqet e vdekjes.
Në një postim në rrjetin social facebook, Colin, vëllai i Catlin, u shpreh se motra e tij vrau veten.
“Ajo është personi që kam ndarë pothuajse të gjithë jetën time me të, dhe do të më mungojë tmerrsisht”, shkroi ai.
Catlin, ishte një anëtare e ekipit kombëtar të çiklizmit të SHBA, e cila fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të 2016 në Rio de Janeiro, Brazil. ” Kelly ishte më shumë se një atlet për ne…. Gjithë komuniteti i çiklizmit po mban zi për këtë humbje të madhe.”- u shpreh Presidenti i Klubit të SHBA.
Discussion about this post