22:37 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Tragjike në Itali! U shtyp nga një kamion ndërtimi, ndërron jetë në vendin e punës 56-vjeçari shqiptar

17:46 | 19/05/2025
në Bota, Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tragjike në Itali! U shtyp nga një kamion ndërtimi, ndërron jetë në vendin e punës 56-vjeçari shqiptar

Një tjetër aksident tragjik në vendin e punës ka ndodhur këtë mëngjes, më 19 maj, në komunën Vernio pranë Pratos.

Një punëtor 56-vjeçar me origjinë nga Shqipëria humbi jetën pasi u shtyp nga një kamion ndërtimi në zonën via del Bisenzio, në fshatin Mercatale.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke punuar në shkarkimin e materialeve ndërtimore nga mjeti, i cili ishte ndalur në një shpat.

Për shkak të humbjes së tërheqjes në asfalt, kamioni u lëviz papritur dhe goditi burrin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas, automjeti përfundoi në një kanal anës rrugës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 paradite.

Punëtori ishte i punësuar nga një kompani që kryente aktivitete për llogari të Hekurudhave Shtetërore.

Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë një ambulancë e emergjencës 118, por mjekët nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen.

Ndërkohë, ndërhyrja u krye edhe nga zjarrfikësit, karabinierët, policia bashkiake dhe inspektorë të Departamentit të Parandalimit të ASL Centro.

Prokuroria Publike e Pratos, nën drejtimin e prokurorit Luca Tescaroli, ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia, duke urdhëruar sekuestrimin e zonës ku ndodhi aksidenti dhe të vetë kamionit.

Hetuesit kanë kryer një inspektim në terren për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm penalë.

 

Pas

KPA shkarkon përfundimisht nga detyra prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani

Para

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon del në shitje me çmimin fillestar prej 250,000$

Para
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon del në shitje me çmimin fillestar prej 250,000$

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon del në shitje me çmimin fillestar prej 250,000$

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.