04:20 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tragjike në Shkodër, makina përplas për vdekje dy të moshuarit

18:53 | 02/01/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tragjike në Shkodër, makina përplas për vdekje dy të moshuarit

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy të moshuarve ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17 e 20 në vendin e quajtur Shtoji i Ri, ku një automjet tip ‘’Benz’’ me targë AA 372 KJ, me drejtues Nimet Bilani 61 vjeç banim në Shkodër, dyshohet se ka aksidentuar dy këmbësorë.

Viktimat janë Fran Luca 85 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetasin Kol Gjoni 77 vjeç, banues në Shkodër. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Nimet Bilani, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të3 shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Detajet e policisë:

Më datë 02.01.2017, rreth orës 17.20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri ka ndodhur një aksident rrugor. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se, mjeti tip “Benz” me targë AA 372 KJ, me drejtues shtetasin Nimet Bilani, ka aksidentuar dy shtetas të cilët ishin këmbësorë konkretisht, Fran Luca 85 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetasin Kol Gjoni 77 vjeç, banues në Shkodër.

Këta 2 shtetas kanë ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër ku ishin dërguar për ndihmën e nevojshme e mjekësore, si pasojë e plagëve të marra. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe nga Seksioni i Hetimit të Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit , Nimet Bilani, 61 vjeç, banues në Shkodër Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

 (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: aksidentShkoder
Pas

Usher publikon foto nudo të një femre. Fansat: Është gruaja e tij

Para

Twitter sjell suprizën e rradhës për përdoruesit

Para
Twitter sjell suprizën e rradhës për përdoruesit

Twitter sjell suprizën e rradhës për përdoruesit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.