Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çikago ku babai i tre fëmijëve u qëllua për vdekje me thikë teksa varte dritat e Krishtlindjeve jashtë shtëpisë bashkë me vajzën e tij.
Jose Tellez, 49 vjeç, u sulmua nga dy burra dhe pësoi gjakderdhje të madhe teksa fqinjët dëgjuan të bërtiturat e vajzës së tij.
Policia po heton vdekjen, por të vetmet detaje që ka dhënë për sulmuesit deri më tani është se ata ishin dy burra dhe nuk është bërë asnjë arrestim.
Një fqinj thotë: “I thashë të merrte një batanije për ta vendosur në kokë. Kishte shumë gjak.
Gruaja tha se zoti Tellez ishte ende duke marrë frymë dhe ajo bëri gjithçka që mundi për të ndihmuar burrin derisa të vinte ambulanca.
Një fqinj tjetër, Silverio Nodal tha se ai e njihte zotin Tellez, i cili ishte me origjinë nga Meksika, për 10 vjet dhe tha se ai ishte një “njerëz i familjes, një djalë punëtor”.
(E.D/faxweb.al)