Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një polic burgu 53-vjeçar i ka dhënë fund jetës pasi ka vrarë me pistoletë gruan dhe dy vajzat e tij 12 dhe 18 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në qendër të Orta Novas, në zonën e Foggias
Mediat italiane raportojnë se rreth orës dy të mëngjesit të sotëm burri fillimisht qëlloi gruan e tij 54-vjeçare, pastaj dy vajzat dhe në fund kreu vetëvrasje me të njëjtën armë.
Para se të vetëvritej me një plumb në kokë, burri ka telefonuar karabinierët duke i njoftuar se kishte vrarë familjen dhe paralajmëruar vetëvrasjen.
53-vjeçari ka vdekur në spital, ndërsa për familjen e tij nuk kishte mbetur asgjë për t’u bërë nga ana e ekipeve mjekësore. Karabinierët dhe autoritetet italiane po hetojnë për ngjarjen dhe motivet që e shtynë agjentin e burgut të ndërmerrte këtë akt duke shkaktuar një tragjedi.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post