Një krim i rëndë ka ndodhur në Turqi.
Një imam vrau tre fëmijët e tij të mitur për marrë hak ndaj gruas e cila kishte kërkuar divorcin.
Bëhet fjalë për imamin Emre Goktas (36 vjeç) që jetonte në lagjen Uluaaç në rrethin Of të Trabzonit filloi të ketë një konflikt të dhunshëm me gruan e tij e cila prej 12 vitesh kërkonte divorcin.
Trupat e tre fëmijëve të moshës 4, 7 dhe 11 vjec u gjeten nga policia në shtëpinë e tyre në fshatin Ulugastas. Sipas mediave turke imami ishte njoftuar të martën në mëngjes se duhet të largohej nga familja, pasi kishte ushtruar dhunë mbi gruan e tij.
Pas ca kohësh, Emre Göktaş i çoi vajzat e tij Yaren Göktaş, Hiranur Göktaş dhe Elif Göktaş në një vend të braktisur pranë një përroi, 1 kilometër larg shtëpisë së saj, dhe i vrau me një armë, një nga një.