Trajneri i Arsenali, Mikel Arteta ka dalë pozitiv me koronavirus.
Tekniku spanjoll pasi ka bërë analizat ka rezultuar pozitiv me sëmundjen vdekjeprurëse.
Këtë lajm e dha vetë klubi londinez, të cilët njoftuan se të gjithë personat që kanë patur kontakt me të janë izoluar.
Kujtojmë që tek Arsenal bënë pjesë dhe mesfushori kosovar, Granit Xhaka, i cili po ashtu është detyruar që të vetëizolohet.
Pas kësaj ka pasur dhe një deklaratë nga, Premier League e cila më parë kishte thënë se ndeshjet e fundjavës do të luheshin. “Liga do të thërrasë një mbledhje emergjente nesër në mëngjes në lidhje me ndeshjet e radhës pasi Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv me COVID-19” , thuhet në deklaratë.