Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui ka kërkuar ndihmën e tifozëve në lidhje me ndeshjen ndaj Shqipërisë
Me anë të një postim në rrjetet sociale trajneri Lopetegui ka kërkuar ndihmën e tifozëve për ta mposhtur Shqipërinë, ndeshje e cila mund t’i sigurojë kualifikimin në Kupën e Botës.
“I fokusuar në ndeshjen e rëndësishme ndaj Shqipërisë. Ne kemi nevojë për përkrahjen e Alicantes dhe tifozëve të saj për të marrë një hap përpara drejt Kupës së Botës”, shkruan Lopetegui.
Spanja këtë të premte do të takohet me Shqipërinë në Alicante, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusia 2018”. Ndërkohë ndeshja do të zhvillohet më 6 tetor nga ora 20:45. (S.SH/Shuplaka)