trajneri italian, ka refuazuar të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë.
Federata Shqiptare e Futbollit është në kërkim të zëvendësuesit të De Biazit dhe lista me emrat që mund të marrin drejtimin e kombëtares është e gjatë.
Në mesin e trajnerëve që po kërkon FSHF është edhe emri i trajneri i Kombëtares B të Italisë, Massimo Piscedda.
Por, sipas “Panorma Sport” Piscedda ka refuzuar ofertë e presidentit të FSHF-së, Armando Duka.
Pisheda njihet në Itali si një trajner ekspert i moshave teksa ka drejtuar me radhë që nga viti 2001 Italinë U-16, U-17, U-18, U-19 dhe U-20. Ai gjithashtu ka mbajtur rolin e zv. trajnerit te Mesina dhe te kombëtarja italiane U-18 dhe U-19.
Që prej vitit 2011 është në krye të kombëtares B dhe që nga 2015-a drejton gjithashtu kombëtaren italiane të universiteteve.(B.H/Shuplaka)