Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Shiloh që e vogël ka shprehur dëshirën për qenë mashkull, një vendim që është mbështetur edhe nga dy prindërit e saj. Ajo madje ka kërkuar gjithmonë ta thërrasin John, të mbajë flokë të shkurtra e të mos vishet si vajzë. Sipas agjencisë franceze të shtypit AFP, ajo i është nënshtruar një trajtimi hormonal për të ngadalësuar procesin biologjik që do ta bënte 12-vjeçaren një grua.
Vajza pretendon se është një djalë i ngecur në trupin e një vajze, ndaj prindërit e kanë mbështetur vendimin e saj që në moshën 9 vjeçare kur u tha se do të niste trajtimi hormonal për t’i ndaluar menstruacionet dhe për t’u kthyer në mashkull. Nuk dihet nëse të gjitha janë thjesht thashetheme pasi aktorët nuk kanë folur për këtë asnjëherë publikisht. Megjithatë duket e vështirë të gjesh një foto të vajzës veshur si një e tillë ! Dhe pse në një moshë ku shoqet e saj mund të kenë ngjyrë të preferuar rozën apo të luajnë me kukulla, Shiloh apo John nuk i heq nga trupi pantallonat e gjera, kapelet, dhe ndihet mjaft rehat me flokë të shkurtër.