05:15 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tram në Tiranë, Bashkia i rikthehet idesë së ish-kryetarit Basha

19:40 | 27/12/2016
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tram në Tiranë, Bashkia i rikthehet idesë së ish-kryetarit Basha

Klotilda Ferhati, anëtare e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka mbështetur idenë e hedhur nga ish-kryetari i bashkisë Lulzim Basha për ndërtimin e një trami në kryeqytet.

Gjatë një interviste për “News 24”, e pyetur për problemet serioze me të cilat përballet trafiku në Tiranë, u shpreh se: “Do të ishte shumë mirë të kishim një tram. Problemi me tramin nuk është se nuk është një mjet i mirë transporti, por në kushtet që ne jemi leverdisshmëria është e pamundur për shkak të të ardhurave që ka bashkia. Në kohë afatgjatë ai mbetet një projekt i mundshëm dhe është si gjurmë në plan”.

Këshilltarja socialiste shkoi edhe më tej kur tha se, në planin e ri urbanistik të Tiranës, është parashikuar edhe gjurma e ndërtimit të tramit, një projekt i cili sipas saj nëse qeveria shqiptare do të ketë para të mjaftueshme do të ishte shumë mirë ta vinte në jetë.

Ish-kryebashkiaku Lulzim Basha e reklamoi ndërtimin e tramit në Tiranë si një prej pikave kryesore të programit të tij qeverisës, por sipas ish-administratës që ai drejtonte, me ardhjen e socialistëve në pushtet u bllokuan të gjitha financimet për projektet kryesore në Tiranë, përfshirë edhe atë të tramit. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: Bashakeshill bashkiakpstiranetram
Pas

Daçiç për votën e Serbisë kundër rezolutës së Krimesë: Po sikur të ishte Kosova?!

Para

Vrau të riun shqiptar me armë gjahu, lirohet gjermani

Para
Vrau të riun shqiptar me armë gjahu, lirohet gjermani

Vrau të riun shqiptar me armë gjahu, lirohet gjermani

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.