Aktori i famshëm, Johnny Depp i ka habitur fansat e tij gjatë turneut të Rusisë me grupin e tij rock.
Fansat kanë komentuar pamjen e tij të zbehtë, si dhe peshën e tij, që nuk dihet nëse vuan nga ndonjë sëmundje, apo lidhet me ndonjë rol të ri që pritet të luaj.
Gjithësesi, pamja e tij ka shqetësuar me mijëra fansa, që shpresojnë të jetë mirë me shëndetin.
Një fans i shqetësuar thotë: “Ai duket i zbehtë këtu. Shpresoj të jetë në rregull. ”
Aktori famshëm, edhe pse idhull për shumë njerëz, ka befasuar fansat, duke ndjerë keqardhje për pamjen e tij, e cila është transformuar totalisht.
(E.V/Faxweb.al)