Situata me përmbytet në Fushë Krujë ka qenë kaotike. Madje është një nga zonat ku përmbytjet janë të mëdha.
Grupet e emergjencave civile i kanë ardhur në ndihmë një fëmije 9 vjeç të paralizuar, i cili kishte mbetur i bllokuar në banesë si pasojë e përmbytjeve.
Ashtu siç edhe shihet në fotot e mëposhtme emergjencat kanë bërë të mundur nxjerrjen nga banese të fëmijës dhe transportin e tij me anë të një varke.
Problemet në vend ende vijojnë. Në Novoselë të Vlorës pritet që të evakuhoen 3 mijë banorë. (J.V/Faxweb)