Edlir Gjoka, 21 vjeç, u burgos për më shumë se pesë vjet për trafikimin e drogës me vlerë deri në 200,000 £. Ai u kap me 635£, para në dorë, dhe me sasi lëndësh narkotike.
Gjoka pranoi fajësinë për posedimin dhe furnizimin me kokainë dhe heroinë.
Prokurorja tha se droga në total peshonte një kilogram dhe kishte një vlerë deri në 200,000 £. Ai tha se ishte marrë me tregti droge për shkak të borxheve me trafikantët. Gjykata e Bradford Crown e dënoi atë si “korrier dhe njeri i magazinës”.