13:24 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Transportonin 21 kg lëndë eksplozive, Prokuroria Fier dërgon për gjykim tre persona

10:36 | 07/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Transportonin 21 kg lëndë eksplozive, Prokuroria Fier dërgon për gjykim tre persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq tre shtetasit A.M., E.C., dhe A.M. për ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit’ e kryer në bashkëpunim dhe në sasi të mëdha, parashikuar nga neni 278/6 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.1070, i kryer në bashkëpunim me policinë gjyqësore, rezultoi se shtetasi A.M u kap nga policia gjyqësore në flagrancë në fshatin Vajkan, të qarkut Fier, ku kishte lënë mjetin e tij pranë lëndës eksplozive, në një rrugë dytësore pranë rrethrrotullimit përballë qëndrës “Viva” në rrugën për tek vendi i quajtur “Safari”. Ndërkohë që bashkëpunëtorët e tjerë ishin duke u afruar pranë tij me një mjet tjetër pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, brenda të cilës u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.

Nga hetimet rezultoi se të tre të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetërin, më datë 28.09.2023 kanë poseduar dhe trasportuar lëndën eksplozive prej 21 kilogram e 265 gram në qytetin e Fierit. Të pandehurit, janë të dënuar më parë dhe dyshohet se janë përfshirë në ngjarje të rënda. Pas kryerjes së veprime të plota, organi i akuzës ka arritur të provojë se të pandehurit kanë konsumuar plotësisht veprat penale për të cilën akuzohet dhe për këtë shkak ka përpiluar kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike.

Etiketa: Fier
Pas

Ministrja Pirdeni prezanton kursin e Këshillit të Evropës për punonjësit e administratës publike: Hap i madh drejt standardeve të larta

Para

“Kisha probleme personale!”/ Tentoi t’i jepte fund jetës në ujërat e lumit Buna, dy efektivët shpëtojnë 75-vjeçarin (EMRI)

Para
“Kisha probleme personale!”/ Tentoi t’i jepte fund jetës në ujërat e lumit Buna, dy efektivët shpëtojnë 75-vjeçarin (EMRI)

“Kisha probleme personale!”/ Tentoi t’i jepte fund jetës në ujërat e lumit Buna, dy efektivët shpëtojnë 75-vjeçarin (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Abuzoi sek*ualisht me vajzën e tij të mitur, gjykata lë në burg 36-vjeçarin nga Fieri

Rinumërimi për Durrësin, kandidati i PD-së Aulon Kalaja paralajmëron protesta kundër KAS

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet në mënyrë dramatike. Mbi 45 përqind e qytetarëve janë larguar në 10 vite

Egjipt/ Fundoset varka në Gjirin e Suezit, 4 të vdekur

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Osmanit, kryeministri i Kosovës tregon se çfarë bisedoi me presidenten

Aksidenti i rëndë në Thumanë, policia jep detaje: Viktima, e ëma e një prej shoferëve të automjeteve!

Hamasi i përgjigjet propozimit të Donald Trump për armëpushimin në Gaza, kërkon marrëveshje që do të çojë në përfundimin e plotë të luftës

Marrëveshja për pensionet me Italinë hyn në fuqi, Drejtori i ISSH: Vertetimet nuk do të merren më dorazi

EMRI/ Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar

Moskonstituimi i Kuvendit/ Presidentja Vjosa Osmani pret përfaqësuesit politikë në përpjekje për të zgjidhur krizën institucionale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.