Policia e Tiranës ka arritur të finalizojë një operacion kundër trafikimit të mallrave kontrabandë. Për pasojë kanë rënë në pranga 5 persona dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ata transportonin në bashkëpunim me njëri tjetrin pjesë këmbimi makinash si dhe vajrash lubrifikante. Këta shtetas kanë qenë të vendosur kryesisht në Tiranë dhe Fier.
DETAJET E POLICISË:
Finalizohet operacioni “Lubrifikanti”
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Sillnin kontrabandë, pjesë këmbimi dhe lubrifikantë për automjete
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik, kanë finalizuar operacionin “Lubrifikanti”, në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
– I.G. , 49 vjeç, banues në Tiranë
– I.N, 32 vjeç, banues në Tiranë
– E.T, 40 vjeç, banues në Tiranë
– A. K, 48 vjeç, banues në Tiranë,
– A.A, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit:
– G. G., 43 vjeç, banues në Fier
– A. G., banues në Tiranë.
Këta shtetas dyshohet se sillnin kontrabandë, pjesë këmbimi dhe lubrifikantë për automjete.
Në orët e para të datës 21.05.2017, në rrugën e Prushit, është konstatuar se nga një autobus, po nxirreshin disa kuti kartoni me vajra lubrifikantë dhe pjesë të ndryshme këmbimi për automjete.
Kuti të cilat po ngarkoheshin në një furgon me drejtues shtetasin I. N.
Në cilësin e provës materiale janë sekuestruar:
Autobusi që kishte trasportuar mallrat kontrabandë, automjeti furgon ku po ngarkoheshin mallrat kontrabandë, 372 litra vaj lubrifikant automjeti me logon “Kastrol”, 480 litra vaji lubrifikant auomjetesh me logon e markes PKËV Motor, 33 tuba presioni ujë dhe interkuleri, 20 gomina grushtesh për autovetura, 6 filtra të madhësive të ndryshme, një automjet i tipit Fiat, si dhe 6 celularë të markave të ndryshme.
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik, po punojnë për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundraligjshme.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 174, 180, 186, 149/a dhe 25 të Kodit Penal. (E.K/SHUPLAKA)