Janë sekuestruar 12.5 ton lëndë minerale krom ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. 31-vjeçari Bledar Malo u arrestua nga policia pasi lëndën minerale që po trasportonte e kishte të shoqëruar me faturë të falsifikuar.
Lënda minerale po transportohej nga një kamion tip “Benz” me targa AA995LE. Edhe administratori i fimës, 28-vjeç B.O është proçeduar penalisht për lëshimin e kësaj fature.
Mendohet se minerali është marrë nga galeria e minierës në fshatin Katjel Prrenjas, por aty nuk lejohet nxjerrja e kromit pasi kjo minierë është e mbyllur. Në operacionin e titulluar “Galeria e Mbyllur” u proçedua penalisht edhe shtetasi Sh.M, pasi dyshohet të ketë ndihmuar Malon në marrjen e faturës së shoqërimit nga administratori i firmës.