Ushtria kolumbiane ka gjetur në një xhungël pranë kufirit me Panamanë një nëndetëse 17 metra të gjatë e cila dyshohej se do të përdorej nga një kartel droge për të transportuar rreth 3 ton kokainë të pastër.
Nëndetësja është gjetur në Bajo Baudo, një zonë pranë kufirit me Panamanë dhe autoritetet kolumbiane besojnë se ajo mund të përdorej për transport kokainë përgjatë bregdetit të Paqësorit.
Giovanni Carrillo, komandant i ushtrisë kolumbiane, është shprehur se nëndetësja është ndërtuar kohët e fundit dhe se me të trafikantët do ta kishin shumë të lehtë të transportonin lëndën narkotike. Nëndetësja e gjetur mund të mbajë deri në 3 tonë kokainë, megjithatë, për këtë rast nuk ka pasur asnjë person të arrestuar.