Një sasi prej 43 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sativa” është sekuestruar së fundmi gjatë një operacionit antidrogë të koduar “Savra”.
Ky operacion u ndërmor nga Policia e Lushnjës në bashkëpunim me Policinë e Fierit.
Në pranga u vu poseduesi i sasisë së drogës, Arben Begaj 32 vjeç, banues në Cergovinë të Vlorës. Mësohet se lënda narkotike u gjet në automjetin e drejtuar nga ky shtetas.
Bëhet e ditur se sasia prej 43 kg kanabis ishte e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit. (XH.A/SHUPLAKA)