Një person është arrestuar në në flagrancë për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi:
Armand Mamo, 29 vjeç, banues Gjirokastër.
Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shtetasin M.K, 51 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi:
Në vendin e quajtur “Kthesa e Labovës”, Bashkia Libohovë, nga patrulla e Policisë Kufitare Kakavije, u kapën duke transportuar 4 m³ lëndë drusore me mjetin tip kamjon “Benz”, me targë AA592MG, pa dokumentacionin përkatës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
(E.K/Faxweb)
Discussion about this post