Një 26-vjeçar është vendosur në pranga ditën e sotme nga policia në Fier pasi transportonte emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Këtë aktivitet ai e ushtronte të bashkëpunim me një tjetër qyetar, i cili u arrestua në flagranë nga policia në 23 mars.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim T. H., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga hetimet e kryera në drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasin A. H (të arrestuar në datën 23.03.2023), për të siguruar transportin e 4 emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.