E ftuara e radhës në emisionin “Zonë e lirë” të gazetarit Arjan Çani është transgjinorja Linda Rei. Ky personazh kaq i veçantë foli për paragjykimet me të cilat ndeshet çdo ditë.
“Njërëzit bëjnë ç’të duan në jetën e tyre për aq kohë sa nuk i bëjnë keq kujt. Unë kam jetën time, kjo është zgjedhja ime”, thotë Linda.
Në një moment Çani e pyeti: Ta ka lypur ndonjë mashkull që është personazh publik?
Çani njihet gjithmonë për pyetjet e tij pikante dhe ngacmimet e shpeshta që i bën të ftuarve, por këtë radhë ajo që ka habitur është përgjigja e Lindës.
“Po por nuk dua të flas. Më kanë ftuar për kafe…”, ishte përgjigja e saj.
Ndërsa në një moment tjetër, ajo i tha Çanit që ndihet e ofenduar prej tij.
“Ndihem e ofenduar prej teje Çani sepse ti zakonisht, femrat që vijnë këtu i kap nga gjok*i dhe nga by***t. Pse me mua s’e bën këtë?”, ishte pyetja që shokoi publikun.
“Nuk është ende moment zemër”, përgjigjet Çani. (D.D/Shuplaka)