Joao Mario, mesfushori portugez, po mundohet ta bindë Cristiano Ronaldon që ta veshë fanellën e Interit.
Mesfushori portugez i Interit, Joao Mario, ka dhënë një deklaratë të çmendur. Ai ka zbuluar se do të mundohet që ta bindë Cristiano Ronaldon që ta veshë fanellën e Nerazzurrëve.
Mario dhe ylli i Real Madridit janë shok të mirë, pasi luajnë së bashku në përfaqësuesen e Portugalisë.
“Portugalia ka shumë lojtar, por Cristiano Ronaldo është padyshim ylli ynë, lojtari ynë më i rëndësishëm”, ka thënë Joao Mario për Inter TV.
“Unë jam duke u përpjekur për të biseduar Ronaldon që të transferohet në Inter! Por, duhet të them se kjo është e vështirë”, ka thënë ish anëtari i Sportingut.